Connect with us

Aktualitet

Dhunohet kryetari i PD-së në Korçë, goditet me shishe

Kryetari i degës së Partisë Demokratike Devis Osmani është dhunuar këtë mesditë.

Mësohet se Osmani është goditur me një shishe në kokë nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Eduart Topalli, pas një konflikti brenda degës së sëliusë blu në këtë qytet, ka marrë shishen dhe ka qëlluar në drejtim të Osmanit.

Ky i fundit ka marrë plagë në kokë dhe është nisur drejt spitalit. Ende nuk dihet se për çfarë ka nisur saktësisht sherri brenda partisë.

Advertisement