Connect with us

Aktualitet

Goditi me shishe kryetarin, zbulohet arsyeja e sherrit

Një incident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku sekretari i grupseksionit, Eduart Topalli pas një konflikti, ka goditur me shishe në kokë kryetarin e Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmanin.

Konfliktet ndërmjet Osmanit dhe Topallit kanë qenë të vazhdueshme që pas zgjedhjeve të degëve. Kjo për shkak se grupi që ndjek Topallin (Sekretarin), ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesine e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim.

Ndërkohë ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të Kryesisë, duke çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit dhe Topallit.

Kujtojmë që mes tyre konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, kjo mendohet se ka shkaktuar edhe përplasjen e fundit, e cila ka degraduar në përdorimin e shisheve.

 

 

Devis Osmani, momentalisht mbron kryesine aktuale duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qene korrekt.

Ndërsa grupi i Topallit pretendon se ka pasur parregullsi në këto zgjedhje dhe ato duhen ribërë. Prej muajsh forumet e larta te partisë nuk kanë dhënë një vendim të prerë  mbi këtë situatë, duke krijuar konflikte të vazhdueshme në bazë!

Sipas burimeve nga policia nuk është ngritur ende një padi nga Osmani.

Korce Pd Sekretari Topalli

 

Advertisement