Kronike
Ishte duke punuar/ 48 vjeçari bie lartësia, ndërron jetë në spital
TIRANË- Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte në afërsi të mbikalimit të Rinasit.
Sipas burimeve për NTV.AL, shtetasi SH.D, ishte duke ndërruar disa postera reklamash dhe është ngjitur mbi pjesën e çatisë e cila ishte llamarinë dhe ka rënë nga lartësia, pasi nuk ka arritur që të mbajë peshën e tij.
Policia ka vënë nën hetim shtetasin D. D., 41 vjeç administrator në një firmë ‘GSG Construction’ dhe E. D., 34 vjeç inxhinier i firmës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.’- njofton policia.