Politike
‘Po e paguajnë shqiptarët’, Berisha: Rama borxh Princit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës së Përrenjasit, tha se me borxhet e marra nga kjo qeveri, pagat e shqiptarëve duhet të ishin trefishuar.
Berisha tha se borxhet e marra nga kjo qeveri,. nuk paguhen nga askush tjetër veç qytetarëve shqiptarë.
Berisha: Bizneset! Dha ndonjë qindarkë për bizneset? Asnjë. Po, para 3 javësh i dha klientelës së tij 300 mln euro. Këtu jo larg prej jush është një rrugë, rruga që humbi Qukës-Qafë Plloqë. Rruga ka fiks 11 vite. Çfarë ka ndodhur tani, nuk ndodh kund në botë, nuk kisha dëgjuar kurrë. Në Trebinjë, rrugët kanë dalë në disnivel 17 metër dhe ky mori e shtoi aty 50 mln euro. Si mund të dalë në sipërfaqe rruga në disnivel. Ky është një mekanizëm vjedhjeve. E njëjta gjë është Zërvaç-Qafë Plloq. Edhe aty me disnivel. Imagjinoni ju po të kishte qenë tunel, do të kishte dalë 50 metra disniveli. Këta krijojnë me klientelën e vete mekanizma nga më absurde të vjedhjeve. U shtua aty 50 mln, e tha vetë: I kërkova Princit borxh 50 mln euro dhe ai mi dha. Ti dha, por i paguajnë taksapaguesit e jo Surreli. E gjithë problemi është se ky e ka shndërruar qeverinë në një makineri mashtrimi dhe plaçkitëse për qytetarët.