Connect with us

Politike

Harta me 62 bashki, Alibeaj: Rama do të marrë zgjedhjet…

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka akuzuar mazhorancën se ka planifikuar një skenar për marrjen e zgjedhjeve lokale të viti 2023 në tavolinë duke anashkaluar nevojat e qytetarëve.

Alibeaj e ka quajtur reagimin e tyre në Komisionin e Reformës si një provokim teksa i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve për të mbështetur “atë që është interesi i gjithë shqiptarëve.”

“Kjo është një çështje që meriton trajtim dhe diskutim.I jemi futur kësaj reforme jo vetëm si kerkesë e jona, por është një kërkesë që ka lindur që në vitin 2014. Reforma e asaj kohe u bë në mënyrë të njëanshme, u anatemua se pse si PD, ne nuk morëm pjesë apo pse nuk ofruam variantin tonë dhe për këtë arsye kërkuam me ngulm ngritjen e këtij komisioni.
Kjo e sotmja është vetëm një provokim, si mund të thuash që pa mbaruar mandati i Komisionit të Reformës nuk do të ketë asnjëlloj ndryshimi. Ne e kemi çuar deri në fund sepse as mandati i Komisonit nuk ka përfunduar. Ne kemi nisur të bëjmë një reformë që të kallëzojë dështimet spektakolare që ka pasur reforma. 7 bashki kanë falimentuar. Problem shumë i madh është fakti që prej kaq kohësh është një kërkesë jo vetëm e jona, por e qytetarëve. Gjithmonë kanë kërkuar një ridimensionim të Reformës Territoriale për ta çuar shërbimin te qytetarët.
E drejta e qytetarëve për të kontrolluar të zgjedhurit e tyre. Nuk do ta quaja me fjalë të tjera përveç se provokim atë që është thënë nga mazhoranca sot. Thanë që do ngelet po e njëjta reformë. Ajo e sotmja qenka skenari që zgjedhjet lokale të 2023-it do të duan t’i fitojnë në tavolinë. Kjo ëshë një gjë që jo vetëm na vendos ne si PD në detyrim për ta çuar deri në fund, por për t’i bërë thirrje të gjithë deputetëve të PD, pa dallim që të ketë ridimensionim të Reformës Territoriale. ”

Advertisement