Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në zonën e Astirit në Tiranë.

Një kamion ka përplasur një këmbësore. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se këmbësorja, 35-vjeçarja me inicialet E. N., ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.