Connect with us

Kosova

Qeveria lejon eksportin e miellit, vajit dhe sheqerit

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të 13 prilli që ndalonte eksportin e produkteve themelore agroushqimore. Ky vendim ishte miratuar në muajin prill të këtij viti në periudhën e krizës së furnizimit me këto produkte.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se në bazë të dhënave të Doganës së Kosovës, mielli, vaji, sheqeri dhe produktet e tjera themelore agroushqimore po importohen mjaftueshme në Kosovë.

“Qeveria e RKS me vendimin 01/69 të datës 13 prill ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit. Ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve ushqimore. Sa i përket eksportit të vajit dhe grurit ju njoftoj se ministria ka nënshkruar marrëveshje me produktet e vajit me prodhuesit vendor.

Në të dhënat ditore nga Dogana e Kosovës po ashtu evidentojmë se në Kosovë vazhdimisht po importohen produktet themelore agroushqimore. Andaj, ministria me kujdes të veçantë për qytetarët dhe prodhuesit vendorë propozon që të shfuqizohet vendimi 01/69 për ndalimin e eksportit dhe rieksportin e produkteve themelore agroushqimore”, tha Ministrja Hajdari.

Advertisement