Politike
Stoltenberg telefonon Ramën: Keni mbështetjen e Natos
Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi sulmit kibernetike të Iranit kundrejt Shqipërisë. Ka qenë vetë Stoltenberg që ka bërë me dije lajmin, teksa thekson se NATO do të ofrojë mbështetje për Shqipërinë.
“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, i cili i atribuohet Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, shkruan Stoltenberg.