Connect with us

Sport

Milani merr 3 pikët e para në Champions League

Milan ka marrë fitoren e parë në Champions League pasi mposhti Dinamo Zagreb me rezultatin 3-1.

Goli i parë u shënua pas një penalltie në minutën 42 ku Giroud arriti të fusë topin në rrjetë.

Sapo filloi pjesa e dytë, shifra u dyfishua me golin e Saelemaekers, por Orsic do ngushtonte rezultatin shumë shpejt. Golin e fundit e shënoi në minutën e 77-të, Pobega duke vulosur fundin e takimit.

Me këtë rezultat, Milan duket se kërkon kreun e grupit E në ndeshjet e Champions League.

Advertisement