Bota
Italia bën bilancin/ Të paktën 10 viktima nga moti i keq
Numri i të vdekurve nga vala e motit të keq që goditi rajonin e Marche, në Itali është të paktën dhjetë.
Ngjarja ekstreme që preku veçanërisht provincën e Ankorës ku brenda dy orëve ranë 400 mm shi.
Për të përcaktuar fenomenin, si zakonisht faji I vihet nxehtësisë së fortë të këtyre ditëve që është përplasur me një blllok qelizash ajri të ftohtë. Dukuria e ndodhur në Marche ishte shumë e lokalizuar dhe modelet meteorologjike nuk ishin në gjendje t’i identifikonin ato. Shkollat janë ende të mbyllura. Njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë dhe të shtyjnë çdo udhëtim. Që nga mbrëmja e së enjtes, të gjitha forcat e zjarrfikësve dhe të mbrojtjes civile ndodhen në terren. Dhe janë në kërkim të disa të miturve që janë raportuar të humbur.
Sipas ekspertve të motit, ka patur një akumulim energjie prej verës së tejnxehtë dhe që sistemi tani do të duht të shkarkojë për të rikthyer ekuilibrin. Si rezultat, vjeshta mund të jetë veçanërisht komplekse.
Pyetja që lind spontanisht është: A mund të parashikohen këto dukuri me modelet matematiko-fizike që kemi në dispozicion. Sipas sinoptikaneve, Jo gjithmonë ose më mirë deri në një pikë të caktuar.