Thinking ...
Connect with us

Kosova

Seanca për ish-krerët e UÇK-së, gjyqtari Smith: Gjykimi u zhvillua në atmosferë frikësimi të dëshmitarëve

Published

on

Ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në nisje të seancës, gjykatësi Charles Smith bëri një përmbledhje të shkurtër të ecurisë së procesit gjyqësor, i cili nisi më 3 prill 2023 dhe pas më shumë se tre vitesh ka mbërritur në fazën e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

Gjatë përmbledhjes së tij, gjykatësi Charles Smith tha se gjykimi ishte zhvilluar në një atmosferë të frikësimit të dëshmitarëve.

Megjithatë, gjykatësi theksoi se një numër i madh dëshmitarësh dëshmuan gjatë procesit, duke e bërë këtë, sipas tij, “me guxim dhe vendosmëri”.

Advertisement