Kosova
Trupi gjykues: Të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal
Trupi gjykues tha se përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por konstatoi se ata vepruan së bashku dhe arritën marrëveshje për një qëllim të përbashkët kriminal.
Sipas gjykatësit Smith, ata ngritën bashkërisht objekte ndalimi, u caktuan personave të tjerë role dhe pozita për realizimin e këtij qëllimi dhe lëshuan komunikata përmes të cilave përhapnin qëndrimet dhe politikat e tyre.
Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se të akuzuarit siguruan pandëshkueshmëri të plotë për kryesit e krimeve.
Trupy Gjykues ka konstatuar krime të cilat janë kryer gjatë luftës në Kosovë nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës i vrasjes së paligjshme sipas pikës 9”, tha kryetari i Trupit Gjykues.
Smith tha se “Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit kishin të njëjtin qëndrim se elementë kyç i mjeteve dhe strategjisë për realizimin e qëllimeve ishin shënjestrimi, eliminimi ose neutralizimi i disa personave të cilat konsideroheshin si pengesë”.
“Shënjeshtrimi i kundërshtarëve mori formën e vrasjeve, ndalimit arrestimit, keqtrajtimit fizik dhe psikologjik dhe forma të tjera të keqtrajtimit”, tha ai.
Smith tha se ish-krerët e UÇK-së përdorën “luftë speciale” ndaj atyre që tha se përceproheshin si kundërshtarë.