Kosova
Sllobodan Millosheviç e humbi qëllimisht Kosovën
Millosheviç e humbi qëllimisht Kosovën
Ish-shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Sllobodan Millosheviç, qëllimisht nuk ka dashur që Serbia ta nënshkruajë Marrëveshjen e Rambujesë, sepse donte që me humbjen e Kosovës, të përnxiteshin ndjenjat antiperëndimore në vend me qëllimin e një kthese të forte drejt Rusisë dhe Bjellorusisë, duke fajësuar Perëndimin dhe SHBA-në për Kosovën.
I ftuar në një emission televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes se kush është fajtor që Serbia e humbi Kosovë, Drashkoviç tha se “Kosova është fajtore për humbjen e Kosovës, fajtor për bombardimet e NATO-s është regjimi që fshehu fatkeqësinë e gjithë Jugosllavisë, regjimi i Sllobodan Millosheviç”
“Hyra në qeverinë e Millosheviçit, e pranova atë pozicion për të investuar gjithë reputacionin tim që kisha në botën perëndimore në mbrojtjen e Kosovës dhe parandalimin e bombardimeve. Dëshmoj se ajo që na është premtuar në Rambuje ka qenë qëndrimi i garantuar i Kosovës si pjesë e Jugosllavisë” – tha Ish-shefi i diplomacisë serbe
Sipas Drashkoviç, “Perëndimi donte që Serbia të obligohej për t’i dhënë fund terrorit ndaj shqiptarëve dhe detyrimin që Kosova të fitonte një status, më shumë se autonomi dhe diçka më pak se pavarësi, por Millosheviç e refuzoi, duke dashur ta humbiste Kosovën. Ai ishte i bindur te humbja dhe ‘guri në qafë’ dhe përfitoi të jepte mundësinë për të nxitur ndjenjat anti-Perëndimore në Serbi, të nxiste një kthesë drejt Rusisë dhe Bjellorusisë dhe të fajësojnte Perëndimin dhe SHBA-të për humbjen e Kosovës”
Dhe duket se Millosheviç ja ka arritur qëllimit. Sot, 90 për qind e serbëve besojnë se SHBA-të e morrën Kosovën, se Amerika e bombardoi Serbinë. Sipas Drashkoviç, bombat dhe raketat ishin të paktit të NATO-s, por mbushja e secilës prej tyre ishte e Sllobodan Millosheviç.
Dhe në fund të intervistës erdhi bomba
“E di që po rrezikoj me këto që po them. UDB-ja dhe KGB-ja nuk kanë pandryshuar që nga viti 1945 dhe janë epiqendra e së keqes në këto treva”- tha Vuk Drashkoviç