Connect with us

Pinknews

Edhe Dua Lipa i thotë JO fansave…(VIDEO)

Dua Lipa ndodhet në Brazil me familjen për pushime. Krahas fotove nga paparacët, në TikTok, së fundmi po qarkullon një video ku këngëtarja refuzon të bëjë foto me fansat.

Gjatë qëndrimit të saj në Rio de Janiero, Dua refuzon me mirësjellje dhe thotë se po kalon kohë me familjen e saj.

“Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto pasi po kaloj ditën me familjen time. Më vjen mirë që ju takova”, thotë ajo.

Qëndrimet në TikTok kanë qenë të shumta. Disa thonë se Dua është një personazh i njohur dhe nuk do t’i kushtonte gjë të ndalonte pak minuta për një foto.

Të tjerë mendojnë se koha me familjen është e shenjtë, dhe të gjithë kanë të drejtën të thonë “jo”, veçanërisht kur thuhet me aq mirësjellje.

Pastaj, nëse Dua do ndalonte për çdo njeri që i kërkon një foto, ndoshta s’do mbërrinte kurrë në destinacionin e saj.

Advertisement