Connect with us

Politike

Ilir Meta është hall i madh për Shqipërinë

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online ka komentuar pretendimet se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit.  Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.

‘Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente. Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet se kush është kontrolluar nga ish-komisioni Bezhani, nuk mund të rikontrollohet. Mund të jetë vendosur me qëllim. Nuk është çështja e u kujtuam ne vonë apo na është bërë hall. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë. jo i yni në kuptimin e interesit politik.’- u shpreh Rama.

Akuza se mbylli çështjen e financimit rus për Bashën, Rama: Berisha, simbol i llumit njerëzor, si mund të merret si pikë referimi

Të tmerrshme e konsideron Kryeministri Rama faktin se si ish-Kryeministri Sali Berisha mund të merret si pikë referimi apo pikë informacioni. Duke iu referuar akuzave të Berishës se ka mbyllur çështjen e financimit rus të PD, Rama tha se ka qenë PS ajo që e ka denoncuar e para këtë skandal.

“Ai që ju e quani ju kryetar të PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Pra i askujt tjetër, përveçse atyre që verbërisht e ndjekin, që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është momenti në botën e shpifjeve, është simbol i llumit njerëzor në jetën e shqiptarëve, në historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. Ju doni ta marr unë seriozisht atë dhe t’i jap përgjigje. A nuk është i njëjti që e mohoi me forcë financimin rus në PD, që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me patos Lulzim Bashën. Kjo është historia jo e ‘një budallai që hedh një gur në lumi dhe 100 të mençur se nxjerrin dot’ por e një shejtan budallai që ju tërheq prej hunde të gjithëve ju, jo mua, jo PS. Të gjithëve ju që e konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të futet në debatin publik. Financimi rus i PD është denoncuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Dhe të gjithë ata që janë çuditur sot dhe bëjnë sikur cacka ndodhur s’kanë lënë gjë pa iu thënë denoncuesve. Edhe çfarë kërkoni sot? Po në televizionin tuaj ka dalë Lulzim Basha dhe ka treguar për një përrallë me 500 aksionerë që financuan nga diaspora. Nuk është vetëm kjo, shumë shpejt do të habiteni edhe për çështje të tjera që janë aty dhe ulërasin. Dhe pastaj do të vini dhe të na thoni ke ndonjë gisht ti me mbylljen.

 

Advertisement