Connect with us

Politike

A shkoi Veliaj në SHBA me…/ Konspiracioni ‘çmend’ demokratët

TIRANE– Udhëtimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte ngjarja për të cilën investimi mediatik ishte në maksimumin e tij. Duke harruar skandalin e publikimit dhe hakerimit të të dhënave apo krizën me rritjen e çmimit të energjisë, ekranet e televizionit dhe portalet pasqyruan në detaje takimet rutinë të kryebashkiakut në Uashington. Vizita iu ra në sy edhe demokratëve. Ata vetë ndoshta nuk e dinin që në Uashington në të njëjtën kohë me Veliajn përkoi të ndodhej edhe Belind Këllici, deputet i Partisë Demokratike.

Lajmi u njoftua vetë nga deputeti përmes rrjeteve sociale por edhe një platforme që ka ai ka ngritur me emrin e tij “BelindKëlliçi.al”.

“Kënaqësi e privilegj të isha i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, ku pata mundësinë të takoj Kongresmenë dhe përfaqësues të shquar të politikës amerikane, që e duan Shqipërinë dhe çmojnë partneritetin me Partinë Demokratike. U ndjeva i nderuar nga mikpritja dhe dashamirësia e miqve tanë Amerikanë, të cilët kishin një vlerësim maksimal për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në forcimin e partneritetit midis vendeve tona.”-shkruan Këlliçi. 

Ndërkohë që kaq i ka mjaftuar Evi Kokalarit, një personazh pranë Partisë Demokratike që prej kohës kur drejtimin e ka marrë Sali Berisha. Pas përplasjeve që ka patur me Këlliçin ndër muaj, Kokalari ngre pyetjen pse të dy vizitojnë Uashingtonin në të njëjtën kohë, dhe a mos u arrit një “ujdi” konspirative që njëri të jetë kryetari i të ardhmes në Bashkinë e Tiranës dhe tjetri kryeministër.

POSTIMI I EVI KOKALARIT: 

Por si është e vërteta? “NTV.AL” bëri një vëzhgim në pasqyrimet e vizitës së Veliajt dhe Këlliçit. E vërteta është se të dy kanë vizituar Uashington DC në të njëjtën kohë. Më 15 shtator Veliaj raportoi se kishte takuar Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nensi Pelosi, ndërsa Këlliçi ndodhej në Capitol Hill dhe raportimet për takime i nisi më 17 shtator. Veliaj dhe Këlliçi kanë takuar kongresmenë dhe senatorë të ndryshëm por mes tyre nuk gjendet një pikë e përbashkët që mund ti ketë përballur në zyrat e Capitol Hill. E gjitha duket se është vetëm një konspiracion në rrjet, prapaskenat e një vizite të cilën ndoshta siç e do historia do të zbardhen më pas. Gjithnjë, nëse ka.

Advertisement