Connect with us

Politike

Berisha: Banditët më të mëdhenj janë në qeveri

Berisha: Cdo sekret dhe e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për banda dhe kriminelë, sot është në treg.Kjo është shumë tronditëse.

Kur konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave janë në parlament, janë në qeveri, atëher është e kotë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është dramatike. Sot pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë dhe dalin të kërkuar dhe të pakërkuar pasi sistemet nuk funksionojnë, por sot ortakët e tyre hyjnë në parlament, në qeveri dhe në institucionet që po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata me zyrtarë të tjerë, janë thërrime me këto të këtyre. Nuk është e rastit që ndodhin këto.

Ishte një sulm i një vendi armik por ndodh rëndom nga qeveria dhe bandat e saj. Ajo që po ndodh në Shqipëri është shpërbërja e plotë brenda shtetit ligjor. Shpërbërja totale. Nëse ndalemi në vendimin e qeverisë, për pallatet dhe shtesat pa leje, ai është një akt i pashembullt, ku me ligj qeverie merren në mënyrë flagante funksionet e parlamentit, me vendim qeverie pushohen cështje gjyqësore, bllokohen sisteme të drejtësisë.

Advertisement