Kosova
Tri atentate/ Kurti: Nuk jam i sigurtë, kanë qëllim…
Albin Kurti foli sot gjatë një konference për mediat, ku komentoi edhe atentatin që kishin organizuar ndaj tij, e që u publikua në media.
Ai u pyet lidhur me të ashtuquajturën “kornizë të re” të dialogut me Serbinë, ku tha se nuk komenton dokumente pa autor, e se vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen.
“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme e as drejtë që t’i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve”, tha Kurti.
Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së.
Kurti tha se normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, “ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”. Këto deklarata, Kurti i bëri pas hapjes së “Samitit Digjital” në Prishtinë.