Aktualitet
Atentati ndaj Kurtit/ Hoxha: Kam biseduar me Prek Kodrën, nuk është snajperist
Atetati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është bërë lajmi i ditës, pas publikimit të të dhënave nga hakerat. Sipas të dhënave që janë bërë të njohura, Kurti do të ekzekutohej nga në person, i identifikuar si Prek Kodra nga Shkodra.
Gazetari Artan Hoxha zbuloi se ka biseduar me Kodrën një ditë më parë. Hoxha tha se ai është një person i lirë që merret me gjueti dhe nuk është snajperist profesionist sikurse është raportuar apo në kërkim.
“Atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, ndaj politikanit të rëndësishëm Xhavit Haliti. Aty ka një skenar që duket se është organizuar nga shërbimi sekret. Këto lloj të dhënash nuk janë informacione 100% të sakta. Prandaj jo çdo gjë që thuhet aty është e saktë.
Gjatë 48 orëve te fundit nga momenti që ka dalë ky është dhënë emri i Prekë Kodra. Është thënë se është snajperisti më i mirë që ka Shqipëria. Është thënë se është përfshirë në vrasje në Lezhë. Është nga zona e Dukagjinit. Është i apasionuar pas gjuetisë, nuk është snajperist. Ka një biznes në Shkodër, ka gurore. Ky nuk ka qenë ndonjëherë në kërkim. Dje kam kontaktuar me të. Është i lirë, nuk ka qenë në kërkim. Ka qenë vetëm orë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës sepse kishte ndodhur një ngjarje ku ishte përfshirë kushëriri i tij. Ka rezultuar se nuk ka lidhje. Ky është prek Kodra është gjahtar”, deklaroi ai.
Më tej Hoxha tha se Kodra është ndaluar në vitin 2021 nga policia e Kosovës dhe është mbajtur 72 orë. Sipas tij ai kishte shkuar në Kosovë me 15 mijë euro me vete pasi do të blinte një makinë në Pejë. Pasi është marrë në pyetje nga policia ai është lënë i lirë pas 72 orësh dhe është gjobitur për mosdeklarim. Gazetari shprehet se policia e Kosovës nuk e ka vënë në dijeni Kodrën për arsyet e ndalimit dhe nga hetimi ka rezultuar i pastër.
“Një shtetas i Shqipërisë do të vriste kryeministrin e Kosovës. Për herë të parë ky person, Prek Kodra më tha se nuk ka pasur asnjë dijeni. E kam marrë vesh që unë jam njeriu që do të organizoj atentatin ndaj Kurtit ditën që u publikuan të dhënat nga hakerat. Kam qenë në Kosovë në nëntor të vitit 2021 dhe pos shkonte në Pejë të blinte fuoristradë. Është ndaluar nga policia, pa i dhënë shpjegim e kanë marrë dhe e kanë çuar menjëherë në Prishtinë. Familjarët nuk kanë patur dijeni për 72 orë ku është. Kur është marrë në pyetje ka nxjerrë 15 mijë eurot sepse do të blinte makinën. I kanë thënë se po të mbajmë për paratë false. Dy ditë para s të shkonte në Kosovë kishte blerë dy celularë. Ky çelura i është marrë dhe nuk është kthyer më. U është dhënë autoriteteve izraelitë për ta zbërthyer. Policia e Kosovës e ka liruar pas 72 orësh dhe e ka gjobitur për mosdeklarim. Nuk i kanë thënë që a je i përfshirë. Që nga ai moment ka hyrë në Kosovë edhe tre herë të tjera. Dhe Prek Kodra është marrë me vrasje çakenjsh. Dje kam folur me të herë e gjatë. Është hetuar dhe ka dalë i pastër. Kjo gjë e shtyu 48 orë për këtë gjë. Ai është i lirë me duar në xhepa. Këto janë informacione paraprake që i vinë policisë”, deklaroi Hoxha.