Connect with us

Kosova

Vuçiç ‘braktis’ dialogun, Brnabiç përballë Kurtit

Vuçiç ‘braktis’ dialogun, Brnabiç përballë Kurtit në bisedime

Aktualisht në bisedimet Kosovë -Serbi, që zhvillohen në Bruksel, shefa të dy palëve janë Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç. Por, ka elemente që tregojnë se protagonistët e dialogut mund të ndryshojnë. Vuçiç dha sinjale se qeveria serbe e Ana Bërnabiç mund t’i marrë “frerët” në duar. Për këtë mundësi u pyet nga CNN dhe Kryeministri Albin Kurti, ku edhe dha opinionin e tij.

Në New York, Presidenti serb bëri një paralajmërim, duke thënë se ai nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së. Deri këtu nuk ka asgjë të re, por pjesa e çuditshme erdhi më pas, kur ai deklaroi se “Qeveria e Serbisë mund ta bëjë një gjë të tillë, por ai si president nuk do ta nënshkruante”

Kështu Vuçiç e bën papritmas Qeverinë e Serbinë pjesë të lojës së dialogut edhe pse Kryeministrja atje nuk ka peshë politike dhe varet ekskluzivisht nga Presidenti.

“Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa të jem  unë President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht që duam. Por së pari të shohim të drejtat e serbëve, çfarë fitojmë ne dhe po respektohet Rezoluta 1244” – theksoi Vuçiç

Në të shkuarën, kur Ivica Daçiç ishte në krye të Qeverisë së Serbisë, ishte pikërisht ai që nënshkruante me Kosovën marrëveshjet ne Bruksel.

Mundësia që Bërnabiç të marrë rol në dialog dhe të takohet me Kurtin është përmendur edhe nga CNN, e cila e pyeti Kurtin nëse Kryeministrja serbe mund të jetë partnere në marrëveshje.

“Fatkeqësisht, Serbia nuk është demokraci ku njerëzit që nuk kanë marrë pjesë në krimet e viteve 90’ të mund ta udhëheqin vendin. Ka vërtetë kryeministër në Serbi, por Serbia është ende “one man show”. Presidenti  është ai që vendos” – tha Kryeministri Albin Kurti

Kohëve të fundit ka një angazhim të shtuar të SHBA’së dhe BE’së për një marrëveshje Kosovë -Serbi, për të cilën Kurti thotë se ka shpresa.

“Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do t’i afrohemi marrëveshjes përfundimtare ligjërisht obligative” tha ai për CNN.

 

Advertisement