Connect with us

Aktualitet

‘Gangsterja’ zbulon 10 emrat me të cilët ka sherr

Deizi Arapi, 27-vjeçarja e cila u pyet në polici për djegien e mjetit të saj, ka dyshime për më shumë se 1 person. Gjatë pyetjes nga grupi hetimor, 27-vjeçarja ka përmendur 10 emra, për të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Policia ka nisur hetimet në disa pista, teksa ende vijon marrja në pyetje e personave që janë përmendur nga e reja.

Deri më tani, raportohet se janë kryer disa shoqërime në polici.

E reja, e cila njihet nga policia pas shoqërimit një muaj më parë për prishje të qetësisë publike, hodhi dyshimet publikisht për ish-kryebashkiakun e Devollit, Bledion Nallbatin. Ajo u shpreh se me deputetin e Partisë Demokratike ka pasur konflikte në të shkuarën pasi i largoi nënën nga puna. Mirëpo, nga ana tjetër, Nallbanti ka mohuar akuzat duke paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj 27-vjeçares.

Advertisement