Connect with us

Kosova

Vritet me armë një person në Prishtinë, çfarë dyshohet

Një person ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në fshatin Kolovicë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj

Lidhur me rastin, Ulaj njoftoi një person është shoqëruar në stacion policor.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda është njoftuar nga policia për një rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një arme zjarri, ku me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti”  – tha Ulaj.

Advertisement