Connect with us

Pinknews

Ylli i popit përballet me akuza për mashtrim tatimor

Ylli i popit përballet me akuza për mashtrim tatimor

Telashe gjyqësor për Shakirën. Ylli i popit u padit me akuzat për mashtrim kundër autoriteteve tatimore iberike. Prokurori spanjoll mund të kërkojë një dënim prej 8 vite e dy muaj burg ndaj këngëtares, si dhe një gjobë prej gati 24 milionë euro.

Faktet datojnë në vitet 2012-2014 kur Shakira jetonte në Barcelonë me ish-bashkëshortin e saj, lojtarin e Barçës, Gerard Pique. Bukuroshja kolumbiane, sipas hetimeve, i  ishte shmangur taksave për një shumë prej 14.5 milionë euro.

Në një intervistë të fundit me Elle, këngëtarja kolumbiane shpjegoi këndvështrimin e saj mbi akuzat për mashtrim duke I hedhur poshtë ato.

“Këto janë akuza të rreme. Së pari, isha e zënë me angazhimet e mia profesionale në mbarë botën. Së dyti, kam paguar gjithçka që ata pretendonin se duhej të paguaja, madje edhe para se të ngrinin padi ndaj meje. ​​Kështu që, deri më sot u kam borxh zero euro”

Advertisement