Connect with us

Kronike

Trafikonin drogë Athinë-Korfuz, arrestohen shqiptarët

Arrestohen nga policia greke dy shqiptarë 30 dhe 36 vjeç ne Glifadha te Athinës pasi akuzohen për trafik kokaine Athinë-Korfuz.

Në kuadër të veprimeve të policisë greke për kapjen e tregtarëve-trafikantëve të drogës dhe pas hetimit të informacionit në lidhje me veprimin e dy shqiptarëve në trafikimin e sasive të kokainës për persona të ndryshëm në zonën e gjerë të Atikës dhe në ishullin e Korfuzit, të akuzuarit u identifikuan dhe u vërtetua veprimtaria e tyre kriminale.

Trafik kokaine Athinë-Korfuz, arrestohen dy shqiptarë,

Pamje nga paratë e sekuestruara

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre me të cilin po udhëtonin drejt Korfuzit, u gjet dhe sekuestrua 500 gram kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin dy shqiptarët, u gjet dhe u sekuestrua një dozë me 0.5 gram kokainë, 1900 euro dhe 3 celularë.

Advertisement