Bota
‘Do vdisni’/ Rekrutët sulmojnë gjeneralin e Putinit
Vendimi i Presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar 300.000 ushtarë të cilët do të dërgohen në frontin e luftës në Ukrainë nuk është pritur aspak mirë nga rusët të cilët po mundohen të largohen nga vendi.
Sipas një video të publikuar edhe ushtarët e grumbulluar në kazerma janë ngritur kundër gjeneralëve të lartë, teksa një prej tyre shihet duke u dhunuar nga rekrutët e tërbuar në një përleshje fizike.
Sipas raporteve oficerit të lartë rus i është “thërrmuar” fytyra, pasi rekrutët e sulmuan kur mësuan se jeta e tyre do të bëhej “mish për top” në vijën e frontit në Ukrainë.
Rekrutët e mobilizuar u kthyen kundër nënkolonelit rus pasi ai tha troç: “Ju jeni të gjithë mish për top, do përballeni me masakër”.
Megjithatë, komandanti ka të ngjarë të jetë i saktë në konstatimin e dije, pasi thirrja për mobilizim e Putinit do të çojë në vdekje masive të rezervistëve të patrajnuar të dërguar në front.