Connect with us

Bota

Kievi ofensivë në provincat e aneksuara nga Rusia

Rusia nuk ka kotroll të plotë mbi rajonet e aneksuara prej saj ditët e fundit. Trupat ukrainase vazhdojnë të avancojnë me disa kilometra ne province e Kherson. Konfirmimi vjen nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili pretendon se trupat e tij kanë thyer mbrojtjen ruse në jug, ndërsa vazhdojnë ofensivën në lindje, duke kërcënuar linjat ruse të furnizimit.

Ndërkohë, Rusia nga ana e saj vazhdon të bombardojë objektiva strategjikë, termocentrale apo fabrika në Kharkiv.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara “nuk do t’i njohin kurrë si ruse” territoret ukrainase të aneksuara nga Moska. Këtë e ka përsëritur presidenti amerikan Joe Biden në një bisedë telefonike me liderin ukrainas Zelensky.

Ndërkohë, Whashington njoftoi një paketë të re ndihme pre 625 milionë dollarë për Ukrainën

Kremlini nga ana e tij ka njoftuar se deri tani ka thirrur nën armë rreth 200 mijë rezervistë. Ministria ruse e Mbrojtjes ka specifikuar se do të angazhojë vetëm ata që tashmë përvojë luftarake. Në mesin e rekrutëve të rinj rusë, shumë po stërviten aktualisht në Donetsk, i kontrolluar nga Rusia.

Advertisement