Aktualitet
‘Mehmet Akif’ – Gjykata lë në fuqi vendimin e qeverisë
Kolegji turk Mehmet Akif do të vijojë të jetë i mbyllur dhe nuk do t’i hapë dyert për nxënësit. Vendimin e Qeverisë e ka lënë në fuqi Gjykata Administrative e cila ka rrëzuar kolegjin dhe nuk ka pranuar kërkesën për sigurim padie, kërkesë e cila nëse do të ishte pranuar do të bënte të mundur vijimin e mësimit deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës. Kolegji turk Mehmet Akif u vendos të mbyllej nga një vendim i qeverisë. Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera. Kryeministri Edi Rama se tha se është zbatuar ligji dhe se nxënëset duhet të protestojnë pronarët.
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me vendimin për mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi është marrë pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.