Connect with us

Bota

Lufta/ Një tjetër varrezë masive në Ukrainë

Nuk kanë fund varret massive, teksa një tjetër i tillë, me 50 trupa ushtarësh e civilësh u zbulua në qytetin ukrainas të Lyman. Autoritetet po përpiqen të mbledhin prova nga qyteti lindor gjatë katër muajve nën pushtimin rus.

Mes të vdekurve u gjetën edhe shumë fëmijë, por shumica e viktimave duket se janë prej granatimeve të forta.

Hetuesit pretendojnë gjithashtu se kanë zbuluar prova të torturës, por janë të kujdesshëm në përshkrimin nëse trupat e zhvarrosur I kanë këto gjurmë. Qyteti Lyman u rimor nga forcat ukrainase në fund të shtatorit, si pjesë e një kundërofensive të shpejtë që nxori jashtë kontrollit rus zona të mëdha të rajoneve Kharkiv, Donetsk dhe Kherson.

Advertisement