Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Protestueses i bie të fikët teksa flet

Nertila Haxhia, një aktiviste që po protestonte për Lear Kurtin në sheshin para Ministrisë së Brendshme, ka humbur ndjenjat. E reja është rrëzuar mes qytetarëve, teksa fliste për Kurtin. Haxhia tha se Lear Kurtin e ka vrarë Policia e Shtetit dhe se duhet të bëhet drejtësi për të.

“Ju lutem, unë jam kriminologe, Lear Haxhiu është vrarë, nuk ka vdekur. Unë po i them policisë së Shtetit, po i japo një mesazh, kam një vëlla, 18 vjeç, i them që…”- tha Haxhia dhe humb ndjenjat. 

Protestuesja443434

FOTO-LAJM/ Protestueses i bie të fikët në shesh, ngriti

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Advertisement