Politike
Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, zbulon çfarë diskutuan
Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me presidentin Al Nahyan kanë biseduar mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë si dhe mbrojtjes kibernetike.
Postimi i Plotë:
Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike