Politike
‘Rama avion-taksi 19 mln euro’, Berisha: Çohuni shqiptarë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi një grup hakerash ka publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha thotë se kreu i qeverisë ka shpenzuar 19 milionë euro për 127 udhëtime me chartera.
Ndërsa kujton se rivali i tij politik është kryeministri i “i vendit më të varfër të Evropës,” Berisha shton se Rama ka bërë dhjetëra udhëtime më shumë me charter se homologu i tij austriak që drejton një vend më të pasur se Shqipëria.
SALI BERISHA NË FACEBOOK
“Super abuzim!
19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!
Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.
Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.
Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.
Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!
Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!” /abcnews.al/