Politike
SPAK-ut i ‘shkojnë shtatë’ nga Berisha
Rama: SPAK’ut i ‘shkojnë shtatë’ të hetojë Berishën
TIRANË– Kryeministri Ed iRama ka nënkuptuar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e heton kryedemokratin Sali Berisha, pasi ka frikë prej tij. I ftuar në Real Story, Rama tha se Berisha është një figurë e shpallur non-grata dhe se duhet hetuar. Por, ai shtoi se SPAK-ut i ‘shkojnë shtatë’ prej tij.
“Kjo s’është punë të huaj dhe as klase politike të përgjithshme, ky është vullnet i imi dhe i Partisë Socialiste, ne e kemi vendosur në program. Reforma nuk bëhej pa partnerët, por partnerët s’kishte shans ta bënin pa ne, sepse s’e bënim ne. Ka pasur 1 mijë tentaitva për ta holluar e për t’i hedhur ujë asaj vere, që ç’tju them. Por ka qenë vullneti ynë. Ndryshimi mes meje dhe atyre që reformës i japin votën kundër është se nuk është reforma kundër, por procesi. Tek performanca e tyre njerëzit kanë vërjetje. Kjo gjë do të kërkojë vitet e veta. Nëse njerëzit kanë menduar që do bëhej reforma dhe do ndryshonte gjithçka, ka parë një ëndërr. Ju po ngatërroni qeverisjen me shtetbërjen, ky është shtet nga e para kur vjen puna te drejtësia. SPAK nuk e kam goditur, e kam kritikuar, 1-2 herë, nuk i kam rënë shpesh, por i ‘shkojnë shtatë’ nga një hetim i thellë dhe i drejtë i figurave më të korruptuar dhe një fuqi që SHBA e ka shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion,”- tha Rama.