Politike
Tensionet në veri/ Rama: Bëjmë thirrje për dialog
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e tensionuar të krijuar në Kosovë. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë thotë që po e ndjek me shqetësim situatën e acaruar në vendin fqinj ndërsa shton se bashkohet me qëndrimin e aletëve, SHBA dhe BE.
Po ashtu, Rama bën të ditur se qeveria shqiptare mbështet idenë themelore të planit franko-gjerman. Ndërsa bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog mes dy vendeve, Rama shton po ashtu se duhet bërë më shumë punë në dialogun Kosovë-Serbi që vendet të mos humbasin as aleatët që kërkojnë Asociacionin e Komunave serbe.
EDI RAMA NË TWITTER
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022