Connect with us

DOSSIER

Ma vranë vëllain në kufi, trupin e shëtitën me makinë nëpër Shkodër

Aktori i njohur i humorit, Edmond Halili, ka rrëfyer momentet e vështira familjare që ka kaluar në jetë. Një ndër momentet më të trishta për të ishte vrasja e vëllait të tij në një moshë mjaft të re.

Halili: Mua me kanë vrarë një vëlla, duke u arratisur jashtë shtetit 25 vjeç, pastaj babai u fut në burg, dhëndri ndau motrën dhe mbaj mend që tek ‘Kafja e Madhe’ në Shkodër, rastësisht, u futa me dy shokë te pi një birrë… kur gjej vëllanë me shokun tjetër dhe i them: hë? A i tha: Thuaj babit që ka datëlindjen një shok te puna dhe do vonohem. Epo mirë – i thashë.

Shkova në shtëpi nga ora  21:00 dhe prit se po vjen… ky nuk vinte, babi tha ‘ku është Luçoja’, i thashë që ishte në Kafe të Madhe dhe po pinte kafe me një shok që kishte ditëlindjen.

Qysh atë natë se pashë më. Të nesërmen u hap nami se kanë vrarë dy djem te Mali i Taraboshit në Zogaj poshtë, aty babi me tha se kanë vrarë nja dy djem. Dhe nuk më shkonte mendja kurrë në botë se mund të ishte vëllai im.

Por ishte vëllai im. E kishin njohur dhe kishin thënë që ky është djali i filanit. Erdhi policia e mori plakun e çoi te morgu dhe e njohu. Kur i kanë vrarë vëllanë me shokun… i kanë hedhë tek një makinë e hapur dhe kanë shëtitur gjithë lagjen e Shkodrës me to.

Advertisement