Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët kriminelë?/ 87% e të burgosurve, britanikë

Targetimi i shqiptarëve si njerëz të lidhur me krimin në Mbretërinë e Bashkuar, për ekspertin e sigurisë Fabian Zhilla është pjesë e një fushate të padrejtë kundër tyre, sepse shifrat sipas tij tregojnë të kundërtën. Eksperti tha në një emision televiziv se 87% e të burgosurve për krime në Britani përbëhen nga vetë shtetasit britanikë, ndërsa 13 % e të burgosurve janë nacionalitete të huaja. Nga ky 13 % i të huajve, janë vetëm 14 % shqiptarë, sipas tij.

“87 % e të burgosurve atje janë britanikë. Dhe nga ky 13 % i të huajve, 14 % janë shqiptarë. Pra 14 % i 13 % të të huajve janë shqiptarët. 1528 shqiptarë janë në 2021. Pse merren me shqiptarët? Sepse shqiptarët janë në fokus”, tha ai.

Diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pas deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Advertisement