Kronike
Përleshje me thika mes shqiptarëve në Greqi
GREQI– Një shqiptar ka qëlluar me thikë bashkatdhetarin e tij, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Mediat greke shkruajnë se ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar. Shqiptarët janë fqinjë me njëri-tjetrin dhe pak pas orës 22:00 kanë nisur të debatojnë për gjëra që janë ende të paqarta.
Në sherr e sipër, njëri prej tyre, 35 vjeç ka marrë thikën dhe ka qëlluar në bark shqiptarin tjetër, 43 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është arratiru. Fqinjët e kanë parë që të fusë dy valixhe në makinën e tij dhe të largohet bashkë me të atin.