REAGIM
Pse nuk flet Fantomasi për portin e Durrësit
Arian Çani ka sulmuar gazetarin Blendi Fevziu, duke ngritur pyetjen pse ai nuk flet për akuzat që janë ngritur për portin e Durrësit. Sipas moderatorit të Zonë e Lirë, Fevziu e ka marrë ‘kokën prej floriri kur shkoi të hante fileto në Dubai’.
Çani ka ironizuar edhe fjalët e Fevziut kur thotë se pasurinë e ka të trashëguar, por moderatori i njohur ka dyshime edhe për këtë.
Po kur thotë që unë i kam paratë të trashëguara nga pronat…”, shkruan Çani.
Kujtojmë se Arian Çani dy muaj më parë në emisionin “Të Paekspozuarit” ofendoi Fevziun duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”. Dhe pse nuk e përmendi me emër, dukej qartë që sulmi i referohej modertorit të emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziut.
Pjesë nga biseda dy muaj më parë
Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin
Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë
Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën
Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista
Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.