Connect with us

Kronike

EMRI/ Plagosi rëndë një person tre vite më parë, arrestohet

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Mariglen Kumanaku, 46 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, nga të cilët i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 muaj burgim.

Advertisement