Pinknews
Vrasja në Kosovë, Getinjo: Një djal rebel si unë…
Pas ngjarjes që tronditi shqiptarët natën e mbrëmshme, ku një grua u vra nga ish-burri I saj, ka reaguar edhe reperi nga Ferizaji, Getinjo.
Ai ka thënë që të mos futen të gjithë burrat në një thes dhe se kjo ngjarje nuk ka arsyetim as falje.
‘’Çdo mal ka thi,mos na shtini krej burrave me nje thes! Keso raste ndodhin gjithkund ne bote,normal qe nuk duhet me ndodh, edhe ska arsyetim as nuk ka falje! Po mos filozofoni tash qysh ja keni zanat’’, ka shkruar ai.
Reperi ka shtuar se vetëm dënimi bie disiplinë.
‘’U myten tu rrxu shpija e tu konfisku villa e tu mshel biznese neper Kosove tu mendu qe kshtu zhduket e keqja. Kaloni bukur populli jem! Po me vjen inat qe 1 djal i ri si un me tattoo ne trup dhe pak i rebeluar po ju mson’’, ka përfunduar reagimin në Facebook reperi.