Kosova
Kurti-Vuçiç: Kosova do mbrohet me forcë
Albin Kurti ka folur për situatën në veri të Kosovës, ku thekson se Kosova nuk kërkon konflikt, por dialog dhe paqe.
Kryeministri u shpreh se po bashkëpunojnë me KFOR-in për të zgjidhur situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore.
Përmes një postimi në “Twitter, Kurti shkroi se bandave kriminale në veri të Kosovës, u mungon edhe preteksti më i dobët për vendosjen e barrikadave dhe sulmeve të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
“Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar kryeministri Kurti.