Aktualitet
Çfarë po ndodh në Shqipëri? Shtohen shtatzënitë me anomali
Shtatzënitë me anomali janë shtuar në vendin tonë. Sindroma Down dhe fibroza cistike janë anomalitë më të shpeshta gjenetike që hasen tek shqiptarët.
Pothuajse 7 % e lindjeve rezultojnë me fibroze cistike e cila është një sëmundje që trashëgohet dhe nuk lejon rritjen e mushkërive tek bebet.
Mesatarisht 1 në 60 lindje, nga nënat mbi 30 vjeç, është me Sindromën Down, por mjekët po vënë re edhe rritje të numrit të bebeve që lindin me fibrozë cistike pasi të dy prindërit kanë qenë bartës.
Ata rekomandojnë që çiftet e reja të kryejnë testet gjenetike për të zbuluar herët problemet e trashëguara tek foshnjat e tyre.
Në rast se analiza ngre dyshime për defekte gjenetike gjatë shtatzënisë, nëna nuk duhet të neglizhojë testet e tjera më të detajuara.