Politike
Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese
TIRANË- Mariana Semini do të jetë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese që vjen nga radhët e Kuvendit! Ajo nuk arriti të merrte 84 vota, e për rrjedhojë nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK. Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin. Që do të thotë se akuzat e dy palëve të PD, asaj të Sali Berishës si dhe Enkelejd Alibeajt se kjo qeveri po tenton të kap drejtësinë me anë të Dvoranit, u hodhën poshtë nga socialistët.
Nga ana tjetër, votimi për Avokatin e Popullit që ishte nje tjetër çështje që ndezi debat sot në Kuvend, është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për anjërin kandidat. Opozita donte kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s’do e votonin.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Pritet të nisë votimi për anëtarin e GJK dhe Avokatin e Popullit, kush janë deputetët e opozitës në sallë (EMRAT)
Diskutimet kanë përfunduar dhe brenda pak minutash do të nisë votimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit. Në sallë janë deputetët socialist, si edhe vetëm 8 deputetë nga opozita, mes tyre Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Agron Çela, Petrit Doda, Elda Hoti, Ferdindand Xhaferi.
Çështja Dvorani, Rama ironizon debatin me Bardhin: Si mund t’u bëj presion opozitës, kur deputetët e PS janë të lirë të votojnë kë të duan
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar debatin e bërë sot me deputetin e PD-së, Gazment Bardhi.
“Jetë parlamentare. Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!
Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?
Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjnë”, shkruan Rama.
Berisha kritika Ramës për gjuhën në Kuvend, Spiropali: Na vjen si kokosh, por sot të gjithë bashke jeni më pak se një thelë
Berisha- Spiropalit: E kuptoj që fjala ‘vjedhës’ ju rëndon, po mos e bëni që mos ta përdor më
Berisha paralajmëron Nikollën: Po vazhduat të lini Ramën të ofendojë deputetët do keni konflikte shumë serioze në parlament
Bardhi reagon sërish pas sherrit me Ramën: Vepron si ‘Cosa Nostra’, po blen deputetët të çojë Dvoranin në Gjykatën Kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas debatit që pati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. Bardhi thekson se shqetësimi që ai ngriti në parlament është shumë serioz, dhe se për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e kryeministrit. Sipas Bardhit fakti është se oligarkët e tij kanë tentuar fillimisht të joshin e më pas të shantazhojnë deputetë për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Bardhi e krahason Ramën me Cosa Nostrën në Itali, ndërsa shton se nuk ka sesi t’i drejtohet ndryshe përveçse mafioz.
‘Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.
Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojnë deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.
Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit. Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca. Dhe, më thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.’- shkruan Bardhi.
Ora 18:43
Debati i Ramës me Bardhin, Bejko ironizon akuzat e deputetëve të Berishës: Mos o Gaz ç’na bëre! Na hoqe milionat nga duart, mos aktro
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur me ironi debatit të ashpër në Kuvend të deputetit demorkrat Bardhi dhe kryeministrit. Të akuzuar gjithnjë nga grupi i Berishës se grupi i Alibeaj bashkëpunon me Ramën, Bejko ka publikuar një status në Facebook ku ironizon pretendimet e grupit të Berishës.
“Mos o Gaz, na hoqe milionat nga duart”, shkruan Bejko me ironi për të nënkuptuar se të gjitha akuzat e kampit tjetër të PD-së, janë të pavërteta.
“Mos o Gaz Bardhi, ç’ na bëre këshu që u zure me Ramën?!
E ke menduar mirë?!
Na prishe pazaret e tenderave, ooo zotëri!
Na hoqe milionat nga duart. Nuk ta kishim borxh këtë.
Mos i përmend me emra oligarkët o njeri, se do na mërzitësh foltoren e na djeg çdo shans bashkimi a bashkëpunimi me ta. Foltorja, këta që përmend ti si oligarkët e Ramës që i akuzon sikur po lobojnë për vota tek opozita për të zgjedhur Dvoranin e zi në Kushtetuese, i quan thjesht biznesmenë të mëdhenj.
Mos e tepëro kështu. Le të jemi të sinqertë me foltoristët tani.
Po ça them dhe unë….?
Ik o i shitur, ik, leri këto lojra duke bërë vet sikur zihesh me Ramën për t’i hedhur hi syve Doktorit, Mulit, Mondit, Agronit, Albanës dhe gjithë ushtrisë së foltoristëve.
Kollaj e hanë ata këtë lojë.
Ooo Gaz-Alibasha, o pengu i Ramës!
Nuk ia hedh dot syrit vigjilent të foltores.
Pa le, e kishe lënë me Ramën të të gjunte dhe më grusht suratit. Po t’u prish skenari mor i shitur.
Nuk e pate këtë privilegj.
Mos aktro kot!”- shkroi Bejko.
i votimit do e shpjegoj”, tha Rama.