Connect with us

Politike

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Holanda: Sot takim online me delegacionin e parlamentit shqiptar. Debati më 3 nëntor!

Zyra e ambasadës holandeze në Tiranë ka sqaruar procedurat që do të ndiqen në shtetin e saj lidhur me progres-raportin e KE për negociatat me Shqipërinë.

Sipas ambasadës, më 27 tetor do të ketë fillimisht një takim online mes delegacionit të parlamentit shqiptar si dhe komisioni parlamentar për çështjet Europiane në parlamentin e Holandës.

Po ashtu zbulohet se parlamenti i është drejtuar qeverisë së Holandës me disa pyetje lidhur me këtë progres-raport teksa shton se qeveria do i kthejë përgjigjie ndërsa debati në parlament do të zhvillohet më 3 nëntor.

Për më tepër ambasada thotë se Këshilli Europian më 10 nëntor do të diskutojë paketën e zgjerimit në përgjithësi së bashku me progres-raportin për Shqipërinë ku do të miratohen konkluzionet.

NJOFTIMI NGA AMBASADA HOLANDEZE

Ne daten 6 Tetor, Komisioni Europian publikoi paketen vjetore te zgjerimit, pjese e se ciles eshte dhe raporti i progresit per Shqiperine 2020.
· Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dergoje parlamentit nje vleresim te paketes se zgjerimit. Kjo do te ndiqet nga nje debat ne daten 3 Nentor, sipas procedurave parlamentare.
· Gjithashtu, Parlamenti hollandez i ka derguar qeverise nje sere pyetjesh faktuale ne lidhje me paketen e zgjerimit te publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i pergjigjet edhe ketyre pyetjeve ne javen qe vijon.
· Ne Bruksel, vendet anetare te BEse jane duke diskutuar draft Kuadrin Negociator per Shqiperine. Nje here qe ky kuader do te jete dakortesuar, ai do te miratohet nga Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme.
· Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme do te diskutoje paketen e zgjerimit ne takimin e saj te dates 10 Nentor, si dhe pritet qe te miratoje konkluzionet perkatese. Ne mars te ketij viti, Keshilli konkludoi se Konferenca e Pare Nderqeveritare (KPN) me Shqiperine mund te organizohet nje here qe Shqiperia ka bere progres te mjaftueshem mbi kushtet e vendosura nga Keshilli ne muajin Mars.
· Ne daten 27 tetor, nje delegacion i parlamentit shqiptar do te kete nje takim online me komisionin parlamentar per Ceshtjet Europiane ne parlamentin hollandez. Ata do te diskutojne ne lidhje me ceshtjet e zgjerimit. Takime te tilla parlamentare organizohen vazhdimisht dhe rregullisht.

(BalkanWeb)

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *