Connect with us

Kosova

Vuçiç: Do të jenë bisedime të mundimshme

Në janar, bisedime në Beograd për marrëveshjen Kosovë-Serbi”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic në një konferencë për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe dialogut.

Ai ka ritheksuar se ka marrë garanci prej bashkësisë ndërkombëtare se Kosova do të përmbushë kërkesat e shtetit serb në shkëmbin të heqjes së barrikadave.

I pari i shtetit serb deklaroi gjithashtu se do të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por sipas tij, “diskutimet me të janë një torture dhe nuk do të realizojnë asgjë”.

Vucic tha gjithashtu se pret që në gjysmën e parë të janarit, “njerëz të mëdhenj nga e gjithë bota”, duke nënkuptuar ndërkombëratët,  do të vijnë në Beograd për të mbajtur ‘leksione’” dhe se bisedimet me ta do të jenë të vështira

Advertisement