Bota
Sunak: Ukraina ka mbështetjen e Britanisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Rishi Sunak folën sot dhe diskutuan mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, si dhe sigurimin e më shumë furnizimeve për të ndihmuar këtë të fundit në luftën kundër pushtuesve rusë, konfirmoi Doëning Street.
Deklarata e kryeministrisë britanike:
Kryeministri foli sot pasdite me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit diskutuan sulmet e neveritshme me dron në Ukrainë në ditët e fundit dhe kryeministri tha se mendimet e Mbretërisë së Bashkuar ishin me popullin ukrainas pasi ata vazhdonin të jetonin nën bombardime të tilla.
Kryeministri tha se Ukraina mund të mbëeshtetet te Mbretëria e Bashkuar që të vazhdojë të jetë kraj saj për një afat të gjatë, siç tregohet nga dorëzimi i fundit i më shumë se 1,000 raketave anti-ajrore.
Po punohet gjithashtu për të siguruar pajisje të mëtejshme në javët dhe muajt e ardhshëm për të siguruar fitoren e Ukrainës në fushën e betejës, shtoi kryeministri.
Duke diskutuar samitin e Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës (JEF) në Letoni muajin e kaluar, kryeministri falenderoi presidentin për bashkimin virtual dhe tha se MB dhe partnerët e JEF po punonin ngushtë për të siguruar pajisjet jetike të kërkuara.
Udhëheqësit ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në javët e ardhshme.
Në një mesazh të postuar në Telegram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kanë marrë vendime konkrete.
“Së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes. Ne ramë dakord që të intensifikojmë përpjekjet tona për të sjellë fitoren më afër këtë vit. Tashmë kemi vendime konkrete për këtë”, tha Zelensky.