Sport
Man City thellon krizën e Chelsea-t
Manchester City ka fituar kryendeshjen kundër Chelsea (1-0) në Stamford Bridge.
Pas një ore lojë, Pep Guardiola i inkuadroi në fushë dyshen Jack Grealish dhe Riyad Mahrez. Tri minuta më pas, i pari asistoi dhe i dyti shënoi golin e fitores (63’).
Me këtë fitore, Manchester City e ka ngushtuar në pesë pikë diferencën me kryesuesit e Arsenal.
Chelsea, në anën tjetër, ka mbetur në vend të dhjetë në tabelë me 25 pikë.