Bota
Bomba mbi fëmijët në Ukrainë/ Zelensky: Na jepni armë
Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në Dnipro, në Ukrainën qendrore, mes rrënojave të një pallati nëntëkatësh të goditur nga një raketë ruse. Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim ndërsa numri i të vdekurve po rritet. Deri tani janë gjetur të paktë 20 trupa, përfshirë 7 fëmijë. Gjithashtu janë plagosur mbi 60 persona
Paskësaj masakre të re, presidenti ukrainas Volodimir Zalensky përsëriti nevojën për të marrë armë nga partnerët ndërkombëtarë.
“A është e mundur të ndalohet terrori rus? Po. A mund të bëhet në ndonjë mënyrë tjetër përveç në fushën e betejës në Ukrainë? Fatkeqësisht jo. Çfarë na evojitet? Armët që partnerët tanë i kanë në magazinat e tyre dhe që luftëtarët tanë po i presin me padurim” , – pra Zelensky.
Sulmet ruse gjithashtu kanë goditur infrastrukturën kritike në kryeqytetin Kiev dhe disa rajone, duke përfshirë ato të Lviv dhe Kharkiv.