Pinknews
Stresi e ka seriozisht: Në shtëpinë e BBVK ka fantazma
Stresi vijon të përbëjë lajm me gjërat e çuditshme që bën dhe thotë në “Big Brother VIP Kosova”. Së fundmi ai është shprehur se dyshon se në shtëpinë më të famshme në Kosovë ka fantazma, madje nga mimika duket sikur ai e ka seriozisht.
Në një diskutim me banorët e tjerë, një pjesë e të cilëve shpreheshin se kishin parë ëndrra në natën e parë në shtëpi, Stresi shkon më tej dhe pretendon se ka fantazma.
“Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo, ka (pretendon se e ka seriozisht). Për Zotin ka. Unë e besoj që ka. Kam vënë re shumë gjëra. E di çfarë kam vënë re? Që vijnë, na shohin dhe ikin. Na afrohen shumë”, shton këngëtari i njohur.
Referuar tonit të zërit, nuk jemi shumë të sigurt nëse Stresi po bën shaka apo jo, duket sikur e beson vërtet që ka fantazma. Në këtë eksperiencë të tij, këngëtari ka shfaqur një version krejtësisht ndryshe, duke u treguar shumë i ndjeshëm, teksa momentet e tij janë shndërruar në meme virale.