Connect with us

Bota

Tronditëse/ 23-vjeçarja vret sozinë e saj, e ndihmoi shqiptari

Një vajzë 23-vjeçare gjermano-irakene kishte kërkuar një ‘sozi’ të vetëm në rrjetet sociale dhe pasi e gjeti e kishte vrarë, me qëllim të inskenonte vdekjen e saj. Kur trupi i mbuluar me gjak i një vajze të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, pranë Gjermanisë jugore. Trupi fillimisht u identifikua se i përkiste Sharaban K, një estetiste 23-vjeçare me bazë në Mynih, me origjinë irakiane.

Edhe pse disa anëtarë të familjes së Sharaban K e kishin identifikuar trupin, një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e viktimës. E ndjera përfundimisht u emërua si Khadidja O, një blogere algjeriane nga Heilbronn, gjithashtu 23 vjeç. Me flokë të gjata të zeza të drejta, një çehre të ngjashme dhe grim të rëndë, policia tha se të dy gratë dukeshin “çuditërisht njësoj”, duke bërë që shtypi gjerman t’i referohej rastit si “vrasje e çuditshme”.

Së bashku me Sharaban K, në pranga përfundoi edhe një 23-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Sheqir K.

“Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj,”- tha Veronika Grieser nga zyra e prokurorit të çështjes në Ingolstadt.

Policia thotë se disa gra që kishin ngjashmërinë e saj ishin kontaktuar nga Sharaban K disa javë para vrasjes. Por vetëm  Khadidja O kishte pranuar të takohej, e joshur nga një ofertë kozmetike. Me makinë, Sheqir K dhe Sharaban K dyshohet se e morën nga banesa e saj ditën e vrasjes. Në një zonë pyjore midis Heilbronn dhe Ingolstadt, dyshja e akuzuar dyshohet se kishin krijuar një pretekst që gruaja algjeriane të dilte jashtë automjetit dhe e goditën me thikë për vdekje.

“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta. Viktima u vra me mbi 50 goditje thike, fytyra i ishte shpërfytyruar plotësisht,”- tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele.

Prokurorët pretendojnë se dyshja më pas e futën viktimën në sediljen e pasme të Mercedesit të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, duke parkuar makinën në një zonë të qetë banimi pranë brigjeve të Danubit. Megjithëse hetimet ishin në vazhdim, urdhër-arrestet kundër Sheqir K dhe Sharaban K u lëshuan më 26 dhe 27 janar. Dyshja përballet me burgim përjetë nëse dënohet./TheGuardian

Advertisement

TRENDING