Connect with us

Pinknews

Grammy 2023/ Beyonce hyn në histori me 32 çmime

SHBA– Beyoncé bëri histori në çmimet e 65-të Grammy, duke fituar çmimin e 32-të të karrierës së saj në çmimet vjetore të muzikës dhe duke u bërë artistja me më shumë në historinë e institucionit.

Beyoncé fitoi albumin më të mirë Dance/Elektronik (“Break My Soul”) i cili ishte i treti i saj më pas për  Performancën Tradicionale R&B (“Plastic Off the Sofa”) dhe  këngën më të mirë R&B (“Cuff It”) dhe kur doli në skenë ajo falënderoi Zotin, familjen e saj, Grammy-t dhe “komunitetin queer për dashurinë tuaj dhe për shpikjen e këtij zhanri.”

Beyoncé më herët me fitoren e saj për këngën e saj “Cuff It” kishte barazuar dirigjentin e ndjerë hungaro-britanik Georg Solti për më shumë Grammy të të gjitha kohërave.

“Në fakt, Beyoncé është në rrugën e saj. Por ju e dini se e mira e mbajtjes së Grammy-ve në Los Angeles është se të gjithë mund të jenë këtu. E keqja e organizimit në Los Anxhelos është trafiku,” shpjegoi prezantuesi dhe komediani Trevor Noah, i cili u kthye për të drejtuar shfaqjen për herë të tretë kur u shpall fituesi i kategorisë së këngës më të mirë R&B dhe nuk e pa Beyoncé të ngrihej për të marrë atë. Megjithatë, kur Beyoncé mbërriti në ceremoni, Noah nxitoi t’i jepte asaj çmimin e saj.

Grammy-t u rikthyen në Crypto.com Arena (ish Staples Center) në Los Anxhelos për herë të parë që nga viti 2020, duke nisur të dielën në mbrëmje me një performancë nga Bad Bunny pasi Trevor Noah dha një monolog të shkurtër në qëndrimin e tij të tretë si mikpritës.

Ishin gjithsej 91 kategori dhe më së shumti nominime kishte Beyonce, 9, e ndjekur nga Kendrick Lamar me 8 dhe Adele me Brandy Carlyle me 7. Bashkë me ta në garën për “gramafonin e artë” zbritën edhe artistë të tjerë të mëdhenj, si Harry Styles, Taylor Swift, Steve Lacy, Coldplay, Reper Lizo etj.

Advertisement